Shkrimtari dhe aktivisti i mirënjohur afgan, Rahnaward Zaryab vdiq nga Covid-19 në një spital në Kabul, konfirmuan kolegët dhe miqtë e tij.
”Zaryab kohët e fundit u shtrua në spital pasi kontraktoi virusin dhe vdiq të premten”, theksoi kolegu i tij Lotfullah Najafizada në Twitter.
Zaryab vlerësohet si shkrimtari bashkëkohor më me ndikim në Afganistan dhe ka shërbyer si kryeredaktor i Tolo TV, transmetuesi më i madh i vendit.
“Profesori Rahnaward Zaryab ka kaluar shumë vite të jetës së tij si shkrimtar, romancier, media dhe aktivist kulturor i vendit dhe ka lënë pas një trashëgimi. Vdekja e tij është një humbje e madhe në letërsinë dhe kulturën e vendit’’, theksoi presidenti Ashraf Ghani në një deklaratë.
“Humbja është shumë e madhe, e pariparueshme, ne nuk kemi askënd në nivelin e Profesor Zaryab në Afganistan,” deklaroi miku i tij Sediqullah Tawhidi.
Shkrimtari studioi gazetari në Universitetin e Kabulit dhe Universitetin e Uellsit në Britaninë e Madhe.