IZRAEL

Shkrimtari i njohur izraelit, Amos Oz ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, historiania Fania Oz-Salzberger. Ai vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Puna autobiografike e autorit ‘Një vepër e dashurisë dhe errësirës’ u adaptua për ekranin e madh në vitin 2015 dhe shënoi debutimin si regjizore e Natalie Portman.

Mbështetja e tij për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestine bëri që disa ta quanin atë një tradhtar, të cilën ai e cilësonte “një simbol nderi”.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb