FRANCE

Vdes Vincent Lambert, burri tetraplegjik prej mëse 10 vjetësh, simbol në Francë në luftën për fundin e jetës.

Lajmin e dha sot në mëngjes familja e Lambert. Pas vendimit të fundit të gjykatës, mjekët i kishin ndërprerë kurimet dhe ushqimet që prej të mërkurës së javës së shkuar.

Vincent, 42 vjeç, ishte viktimë e një aksidenti rrugor në 2008, pas të cilit mbeti në gjendje vegjetative. ’Ai vdiq këtë mëngjes në orën 8:24 minuta në spitalin qendror të Reims, në veri të Francës, ku ishte shtruar prej vitesh.

Lajmi është shpërndarë nga të afërmit dhe prindërit e tij, të cilët kanë pasur një betejë ligjore për të penguar ndërprerjen e kurimeve dhe ushqimit, që e mbanin djalin në jetë. Prej të hënës ata ishin dorëzuar, duke e cilësuar tashmë të paevitueshme vdekjen e Vincent.

Pjesa më e madhe e familjarëve, edhe bashkëshortja Rachel, donin që ai të vazhdonte terapinë, ashtu si shumë të tjerë përfshirë edhe mjekun që merrej personalisht me kurimin e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb