TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit. Ky i fundit ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

Lajmin e rëndë prindërit e major Klodian Tanushit e mësuan nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku si dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb