Deputeti Enkelejd Alibeaj nga Partia Djathtas 1912, i ftuar në emisionin Log. nga moderatori Endri Xhafo në News24 komentoi faktin që kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj eshtë në hetim nga SPAK për tre akuza.

Alibeaj theksoi se sot u thye një tjetër tabu. Ai tha se po jep llogari në SPAK një funksionar i lartë shtetëror, që është në detyrë dhe nuk është një “ish-funksionar”.

Enkelejd Alibeaj: Hetimet për rastin duket se kanë kohë që kanë nisur. Në këtë rast, ka risi. Ata që janë goditur penalisht kanë qenë ish-a. Veliaj është funksionari i lartë në detyrë i proceduar penalisht. Është thyerje e një tabuje tjetër për skeptikët e SPAK.

Është i dyti funksionar i lartë i shtetit për nga volumi i kompetencave. Drejtësia e re nuk është një lojë. Nuk e mendonte kush se do kishte drejtësi në këto nivele. SPAK po godet sistemin politik të korruptuar e kjo është për t’u përshëndetur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb