TIRANE

Erion Veliaj u konfirmua si kandidat për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës në Kongresin e PS. Gjatë fjalës së tij në sheshin ‘Nënë Tereza’, Veliaj tha se kryeqyteti ka pësuar transformim dhe se do vazhdojnë projektet e nisura.

“Jam krenar për bibliotekat e reja. E gjithë zona e Laprakës po kthehet në një kantier ndërtimi dhe Laprakën ta kthejmë bindshëm me PS. Unë mund të vazhdoj më Vaqarrin si dhe në Pezën heroike. A jemi gati që të vazhdojmë këtë transformim të Tiranës. A jemi gati të mbarojmë Unazën. PS do jetë numër 1 edhe tek Astiri. Shumica nuk pranon që të na caktojë axhendën. A jemi gati për një Teatër të ri Kombëtar. A jemi gati për fitore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë?  Këta njerëz që nuk dinë të shërbejnë, do shërbejnë PS edhe në Kamëz edhe në Pogradec. Nga sot kemi 100 ditë. Sikur secili prej nesh të takojë vetëm një njeri”- tha ndër të tjera Veliaj.


(BalkanWeb)


 


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: