Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit “Zogu I” duke i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.

Në nisjen e punimeve për shkollën e re “Jeronim De Rada”, në Njësinë Nr. 9 në kryeqytet, Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se do të nisë puna për rikonstruksionin e Bulevardit “Zogu I” dhe për rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj.

“Lajmi i mirë për Njësinë nr. 9 është që ne do të fillojmë në pak ditë të gjithë rikonstruksionin e Bulevardit ‘Zogu I’. Do të bëhet jo vetëm nëntoka, por do të bëhet të gjitha fasadat, të gjitha piacat e vogla, kështu që besoj janë fatlumë ata që jetojnë mes “Zogu I” dhe rrugës “Fortuzi”, me një bulevard të ri, dhe me një shkollë të re”, deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës deklaron se katër vitet e fundit Njësia 9 ka përjetuar disa nga investimet dhe projektet më të mëdha transformuese për Tiranën, duke nisur nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar me Bulevardin e Ri e deri te Bregu i Lumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb