Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga radhët e  PDIU, u shkarkua sot nga detyra me firmën e Erion Velisë pasi mori pjesë në protestën e opozitës.

Por kur kanë kaluar pak orë nga ky vendim, ka reaguar ashpër vetë kjo e fundit. Ajo thekson se nuk  mund ta ndalojë asnjeri që të protestojë kundër keqqeverisjes, skamjes dhe zbrazjes masive që ka kapluar vendin.

“Jam krenare qe kam perfaqesuar PDIU  si Nenkryetare e Bashkise Tirane, ne keto muaj .. Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijera shqiptareve qe protestuan kunder qeverise, skamjes , zbrasjes se vendit nga rinia dhe gjithcka tjeter qe rendon cdo dite e me shume jeten e qytetareve.

Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madheshtore si shprehja me e mire e qytetarise per te reaguar dhe mos u nënshtruar”,  shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb