TIRANË- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj përgëzoi institucionet qeveritare për organizimin e festës në Tiranë. Sipas tij, festimet nuk kushtuan asnjë lek dhe janë menaxhuar më së miri.

“Asnjë para nuk është marrë nga buxheti i shteti. Festat i ka përballuar biznesi dhe nuk janë paguar nga taksapaguesit. Ku ka vullnet ka një rrugëdalje”.

I pyetur se përse edhe kjo festë sot festohet e ndarë, axhendë me vete qeveria dhe tjetër axhendë, Bashkia e Tiranës, Veliaj u shpreh se deri tani nuk ka parë asnjë festim të organizuar nga Bashkia,.
“Nuk e di se cfarë është duke bërë bashkia, por bashkia duhet të menaxhojë qytetin bashkinë dhe jo festat”, u shpreh Veliaj.
Më tej ministri Veliaj shtoi; “Kam gjithë parditën që shëtit dhe nuk e di se cfarë po bën në këto festime Bashkia. A po, bashkia ka vënë vetëm zbukurimet, por harron se njerëzit duan gjëra konkrete, njerëzit duan një bashki aty për festat, punët publike, dhe nuk unë nuk e shoh bashkinë aty. Por ndërkohë të gjitha institucionet qeveritare janë këtu për këtë festë”.

“Qoftë një vit i mbarë dhe me energji të re dhe pozitive për të përballuar ç’kemi përpara”,- përfundoi Veliaj.

Ndërsa Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, duke falenderuar Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për organizimet theksoi se “ishte një kordinim perfekt për të kuptuar që të rinjtë të jenë pranë natyrës. Ajo që pamë sot është një tregues i vërtetë i asaj që po bëjmë në drejtim të sportit, ku pame disa sporte të reja, të cilat po aplikohen në shkollë, si sportin e dancit sportiv, të shahut , judo, karate, futbolli vajza e djem”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: