Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot në një takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Veliaj i dorëzoi Pendarovskit “Çelësin e Qytetit”, si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve. “Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqëdonisë, ndihen të barabartë, kanë një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar që jam edhe kryetar i tyre. Pata mundësinë që t’i jap “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, si një dëshmi e një dere të hapur, edhe një miqësie që është e gjatë sa jeta dhe që do të vazhdojë sa jeta gjithashtu”, tha Veliaj.

Ed89ef6f 6dbd 4cf5 Bf6f A8f31937eda9
Ed89ef6f 6dbd 4cf5 Bf6f A8f31937eda9

Duke vlerësuar bashkëpunimin edhe në nivel vendor, kryebashkiaku theksoi se fqinjësia e mirë është ajo që na lidh dhe që na bashkon për të shkuar së bashku drejt Bashkimit Evropian. “Mbaj mend se kemi pasur ditë të vështira kur në Shkup ka patur përmbytje, tërmet, por edhe në Tiranë kemi patur përmbytje, tërmet, dhe edhe në nivelin lokal kemi pasur një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Është edhe muzikë për veshët e mi të dëgjoj që edhe në nivelin qendror, edhe në politikën më të lartë, me drejtuesit më të lartë të shteteve tona, ndajmë ide të përbashkëta, që fqinjësia e mirë është ajo që na lidh dhe që na bashkon, është shansi ynë që të shkojmë së bashku drejt Bashkimit Europian. Por, edhe biem dakord që duhet ta ndërtojmë Europën në Shqipëri, Maqedoni, dhe besoj se sa më shumë modernizohen qytetet tona, aq më të mëdha janë shanset që të integrohemi”, tha Veliaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, ndërsa theksoi se respekti ndaj diversiteteve janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb