Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 vendimin e presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Sipas tij, kjo është punë burrërie dhe një bashkëshort nuk mund të shtyjë zgjedhjet pse gruaja e tij nuk është gati të hyjë në to.

“Kjo është edhe një çik punë burrërie…Ti nuk shtyn dot zgjedhjet se nuk është gruaja gati. Tit Vasili përditë pi kafe me Metën, ndërsa dje doli e hyri në Presidencë për show. Kjo është të bësh tani karagjozllëk, të bërtasësh si në kohën e Haxhi Qamilit: Duam babën! Në një kohë që Princ Vidi thoshte: Duam Perëndimin. Edhe neve themi duam Europën, duam Francën, duam Gjermaninë”,- vijoi ai.

Sa për LSI-së, Veliaj tha se nganjë parti që të gjente punë, është kthyer në një parti që ka vetëm një njeri në punë.

“I vetmi me punë në atë parti është Ilir Meta, edhe ai për pak kohë. U bënë ca zgjedhje, fituam dhe këta na shkelën në besë. Të lësh invalidët, të varfrit pa bukë me mua prishesh”,- vijoi Veliaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb