Një nga risitë e protestave të opozitës këto kohë ka qenë edhe mbyllja e tyre nga Lulzim Basha duke kënduar himnin kombëtar shqiptar. Por ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë stonimi i zërit, çka e kemi parë edhe gjatë fjalimeve në protestat e opozitës, ku ai ka pësuar luhatje të zërit, duke u bërë shpesh pjesë e videove gazmore në rrjetet sociale.


Duke folur për “Vizioni i pasdites”, Veliaj ka ironizuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha. I pyetur për aftësitë e tij në këndim, Veliaj theksoi se: “Për të kënduar jam tmerr, sidomos tani që ka filluar të këndohet himni në publik nga disa politikanë që nuk kanë dalë me shumë sukses, them robi nuk duhet të provojë gjërat që i di që s’di me i bo! Unë jam nga ata që jam më i kujdesshëm. E di që në vrap jam i mirë, në futboll, basketboll jam i mirë, kështu që merrem sporte që di t’i bëj, sporti i këndimit nuk është për mua”.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb