Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë mesazhin e parë pas betimit një ditë më parë për mandatin e dytë.

Veliaj shkruan në “Facebook” se në këto katër vite u bë shumë për Tiranën e shekullit të ri, me mbështetjen e qeverisë.

Sa i takon mandatit të dytë, kryebashkiaku iu premton qytetarëve të Tiranës se e gjithë energjia e tij do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi të dhënë.

“Në këto 4 vite bashkë me mbështetjen e qeverisë, bëmë shumë për Tiranën e shekullit të ri. ?

Jam besimplotë që në këtë mandat të dytë, e gjithë energjia ime dhe e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi që kemi dhënë. Bashkë!”, shkruan Veliaj.

Veliaj
Veliaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb