Në Parkun Olimpik, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa ka votuar sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se ishte i emocionuar sot, pasi pa që në radhë kishte njerëz që prisnin për të votuar.

“Në një ditë fantastike, të bukur me diell për Tiranën tonë, jam shumë i emocionuar teksa marrim një vendim për të ardhmn e qytetit tonë .I bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë. Nuk përdoren zgjedhjet për të larë hesapet që kanë disa me të shkuarën”,- tha ai.

Po ashtu Veliaj zgjodhi të falenderojë edhe kundërshtarin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderin, një çun tirone siç tha, që ka vendosur t’i rrisë fëmijët e tij në këtë vend.

“Dua të falënderoj edhe kundërshtarin, është një cun tirone pavarësisht bindjeve të ndryshme që kemi. Kemi vendosur t’i rrisim bashkë këtu fëmijët tanë, prandaj ka më shumë gjëra që na bashkojnë me të se sa na ndajnë. Votoni për të treguar që vota e ndryshon realitetin. Në 2015 vendosi vota. Ky është momenti ynë për të thënë si e duam qytetin”,- shtoi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: