TIRANE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një takim nga asambleja e zgjeruar FRESSH-it deklaroi se 7 familjet e para që preken nga projekti i Unazës së Re janë paraqitur për të marrë bonusin e qerasë. Ai tha se Partia Socialiste mund të fitojë vetëm por edhe pa kapsolla, duke ironizuar kështu opozitën.

“Ne besojmë te një rini që lulëzon, që shkëlqen, që ecën përpara me talent, me meritë apo të një rini që ecën përpara me loto dhe baste? Apo te një rini që opinionin e vet e thotë me kapsolla në qafë apo në duart e policit? Apo te një rini që beson që sa më i dhunshëm të jesh te formacioni yt politik, aq më të garantuar e ke vendin nesër? Ne socialistët e kemi thënë qartë: Jo, ne nuk besojmë se ka të ardhme me loto dhe baste. Kjo është arsyeja pse shumica jonë dhe kryeministri në krye të kësaj pune, vendosi që nga 1 janari nuk mund të jemi një shoqëri që e vë jetën tonë bast, loto, bingo dhe kazino”, deklaroi Veliaj.

Veliaj Gjate Mbledhjes Se Asamblese Te Zgjeruar Te Fres Tirane (4)
Veliaj Gjate Mbledhjes Se Asamblese Te Zgjeruar Te Fres Tirane (4)

Veliaj nënvizoi se sikurse është vepruar edhe në projekte të tjera të ngjashme, edhe për rastin e banorëve të Unazës së Re, do të ofrohet një paketë sociale. “Partia Socialiste është e vetmja që ndërhyrje të tilla i bën me një paketë sociale. Në rastin e Unazës së Re është shumë inkurajuese që banorët e vërtetë, jo mitingashët, jo ata që vijnë me autobusë nga Kamza për lodrat dhe për teatrin nga Mamurrasi, pra është një lajm i shkëlqyer që ata që kanë letrat e pronës po shkojnë te ARRSH për të marrë kompensimin. Kjo është e vetmja forcë në qeveri edhe në bashki që ka një ofertë sociale”, tha ai.

Ai sqaroi se: “Shtatë familjet e para i falenderoj për besimin që i kanë dhënë Bashkisë së Tiranës. Gjysma e familjeve do të trajtohen nga ARRSH-ja me pagesën ‘cash’ për çfarë vlen prona e tyre dhe gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës, si këta shtatë të parët. Të hënën përgatitemi të presim pjesën tjetër dhe t’u japim një ofertë, ose pagesën, ose një shtëpi sociale”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: