Chermen Valiev dhe Islam Dudaev ishin dy heronjtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Dy mundësit, që përfaqësuan Shqipërinë, morën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj çelësat e apartamenteve të reja, 2+1, në kryeqytet, sikurse u ishte premtuar.

“Si drejtues i Bashkisë dhe i Klubit Sportiv Tirana, kjo është një medalje jo aq e vlefshme sa të tjerat, por është një ogur i mirë që të martoheni, të shumoheni dhe të prodhoni më shumë kampionë të tjerë. Do të takohemi pa u mbyllur shtatori edhe për Zelimkhanin, të cilin gjithashtu duam ta shohim banor të Tiranës. Besoj se si fillim (apartament 2+1), për të filluar një familje të re është një lajm i mirë dhe Zelimkhani do na bashkohet shumë shpejt”, tha Veliaj.

Gjatë ceremonisë, nuk munguan dhe batutat mes Seit Prizrenit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Batutat

Sahit Prizreni: Dua të falenderoj presidentin e KOKSH-it, në veçanti kryetarin e bashkisë, si një suportues kryesor përmes Klubit të Tiranës, edhe pse akoma nuk e ka dhënë për një premtim të mbajtur për apartamentet e djemve tanë.

Edi Rama: Përmende kryetarin e bashkisë që nuk mbajti fjalën, por u nxitove një çikë, se ai e mban gjithmonë fjalën.

Sahit Prizreni: Fjalën e mbajti. Akoma nuk e ka dorëzuar e kisha fjalën.

Edi Rama: Aaaa, që nuk ka sjellë apartamentet me vete këtu?

Sahit Prizreni: Vetëm çelësat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Veliaj u dorëzon çelësat.

Rama – Prizrenit: Tani ti duhet t’i shoqërosh këta dhe t’i shohësh vetë, se ti jeton me dyshime dhe mund të kujtosh se janë dy çelësa të së njëjtës derë.

Sahit Prizreni: Jam prej atyre që besoj dhe besoj shumë.

Edi Rama: E di, por ke pas besuar shumë gabim, prandaj kam hall mos gabon prapë me këtë besim që ke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: