Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi sot pasdite Shtabin e Emergjencave për raportimin e situatës në terren pas tërmetit që solli shkatërrimin e disa banesave. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se sfida është kthimi në normalitet dhe siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës do të bëjë maksimumin. “Kjo është sfida që kemi tani, kthimi në normalitet; tërmetin nuk e kemi në dorë, kthimin në normalitet, solidaritetin, rimëkëmbjen, pastrimin dhe rikuperimin e humbjeve, këto i kemi vetë në dorë dhe do bëjmë maksimumin”, u shpreh ai.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje qytetarëve që kanë probleme, që mos të ngurojnë që të kontaktojnë Njësinë Administrative.

“Duhet të jemi më të qartë, hapat janë: shkon te njësia administrative, aty listohesh, inventarizohet dëmi, plotësohet formulari, pastaj ju bëni lidhjen me ekipin tonë të vlerësimit. Ekipi i vlerësimit plotëson dokumentacionin dhe më pas i gjithë fondi, që kaloi dje, pjesëtohet sipas nevojave. Dua që brenda këtij 24 orëshi, stafi duhet të shkojë deri tek fshati më i largët, qoftë edhe për të bërë kontaktin e parë, për t’u dhënë sigurinë njerëzore se kemi mbërritur. Për Pallatet Sovjetike, struktura vërtet mund të jetë në rregull, por ato gjithsesi mbeten pallate me mballoma. Mund t’ia vlejë që ato të rizhvillohen dhe secili të marrë nga një apartament; mund t’ia vlejë që t’i zhvillojmë si banesa sociale, pra të prishim 3-katëshet dhe t’i bëjmë 5-katëshe, duke fituar edhe disa apartamente të tjera, për të tjerë njerëz në nevojë nga zona e Kombinatit, “Misto Mames”, Yzberishtit. Pra aty mund t’ia vlejë një zgjidhje afatgjatë. Shpëtimi për këtë vend është arsimi, ndaj besoj që sot i japim dorën e fundit shkollave. Nesër do të bëjmë një tur në disa shkolla, kopshte e çerdhe, që të sigurohem edhe unë që jam prezent bashkë me ju për të filluar normalitetin. Njerëzit janë shumë më të ftilluar se shumë nga menaxherët e portaleve, janë rritur me vuajtje, kanë kaluar komunizmin, tranzicionin, shtëpitë i kanë bërë vetë si kanë mundur, me qerpiç, por na rezulton që pjekuria në terren është shumë herë më e lartë se këta gjithologët që japin mend tani edhe për tërmetet e oraret”, përfundoi fjalën kryebashkiaku.”, -theksoi Veliaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: