TIRANE- Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë vendimin e parë, të cilin e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Ai ka urdhëruar të rregullohet ora në Kullën e Sahatit.

“Kryeqytetit s’mund “t’i ngece ora” Një punë e vogël si ditë 1, flm mjeshtër Johani”,¬ shkruan ai.

Ky vendim mund të kuptohet edhe si mesazh që me fillimin e punimit të orës, nis edhe ora e punës për vetë kryebashkiakun Veliaj.

Erion Veliaj bëri sot betimin si kryebashkiak. Çelësat e bashkisë iu dorëzuan nga nënkryetari, Enno Bozdo zyrtari më i lartë i Bashkisë që e priti kryetarin e ri. Gjithashtu Bozdo i prezantoi Veliajt edhe dosjet mbi të cilat po punon aktualisht administrata e Bashkisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: