Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i ka përcjellë një mesazh ironizues kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Veliaj shkruan në “Facebook” se 30 qershori iku, por Basha dhe gjithë politikanët duhet të mobilizohen për 2021, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Me ironi, kryebashkiaku aktual i Tiranës i kërkon Bashës të qëndrojë më shumë në Tiranë, me gjithë respektin që ka për Holandën.

“30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal dhe duhet me nejt pak më shumë në Shqipëri këto dy vite, me gjithë respektin për Hollandën! ?? Ik ëens je veel geluk en geduld!”, shkruan Veliaj.

Veliajaa
Veliajaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb