Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk është i përfshirë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga data 10 shkurt.

Rama theksoi se angazhimet e tij në Bashkinë e Tiranës kanë përfunduar që në vitin 2011 dhe se ai nuk ka lidhje me drejtimin e këtij institucioni.

“Nuk e drejtoj unë bashkinë”, tha kreu i qeverisë.

Ai iu përgjigj një komentueseje: “Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: