TIRANË- Personat të cilat do të dalin në pension gjatë vitit 2015 do të përfitojnë rritje të pensionit nga 200 lekë deri në 4700 lekë. Kështu shkruan në rrjetin social Facebook, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, duke përcaktuar gjithashtu edhe numrin e pensionistëve që do të marrin shpërblim këtë fundvit ‘598.203 pensionistë do të marrin shpërblime këtë fundvit. Personat të cilat do të dalin në pension gjatë vitit 2015 do të përfitojnë rritje të pensionit nga 200 lekë deri në 4700 lekë. Më 2018 pensionet e fshatit do të barazohen me të qytetit. Bashkë, nga pak çdo ditë!’-shkruan ministri Veliaj në Facebook.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: