Nga Njësia 11, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i bëri thirrje drejtuesve të opozitës që të heqin dorë nga planet vëllavrasëse dhe t’i hapin rrugë vendit për t’iu bashkuar familjes evropiane. “Nëse keni një pikë gjak shqiptari, mos vazhdoni me provokime. Nëse Luli, të cilit i jepni sisë çdo natë, nuk rritet dot, nuk i dalin dot kicat, nuk çohet dot në këmbë, lëreni Lulin, por mos mbani peng Shqipërinë. Nëse Luli dhe Mona i kanë zgjidhur hallet e tyre dhe padronët e tyre Saliu me Liken po bëhen vegla të këtyre halleve, mos e mbyllni karrierën me turp, mos e çoni Shqipërinë në vëllavrasje. Lërini ata hyzmeqarë të marrin edhe 10 ditët e fundit të rrogës, tek Voltana e tek të tjerët, por mos e çoni Shqipërinë në konflikt”, deklaroi kandidati socialist.

Gjithashtu, ai kërkoi edhe nga qytetarët që të mendojnë për hallet e tyre dhe jo për ato të krerëve të opozitës, të cilët pasi nxisin protestuesit të djegin dhe të shkatërrojnë, vet shkojnë dhe shijojnë pushimet jashtë shtetit apo në plazhet më të shtrenjta të Shqipërisë. “Kur homo-debilus të vijë nesër prapë, duhet me thënë shikoji me çfarë makinash vijnë, shikoji ku do t’i kesh në fundjavë; sa të mbarojë kjo do të shkojnë të gjithë tek Folie Marine ku është 15 mijë lek mohito, si Enkelejd Alibeaj me shokë, se duhet të vijnë të nxirë në Tiranë kur të vijë protesta e rradhës. Homo-debilus mund të ishte një numër në kohën e Haxhi Qamilit në disa provinca këtu që humbën ofiqet e Perandorisë Osmane, që humbën ofiqet e Sulltanit, por homo-debilus në vitin 2019 nuk mund të bëjë axhendën e Shqipërisë evropiane. Ne i themi kemi me vete Amerikën homo-debilus thonë ne kemi Voltanën, ne i themi kemi me vete Gjermaninë, homo-debilus thotë unë kam Gaz Bardhin, ne themi kemi me vete OSBE-n dhe të gjithë organizmat që duan drejtësi që të avancojë ky vend, ata thonë kemi llondrin, kemi kunatin homo-debilus, është i pashërueshëm. Shqipëria duhet të shërojë plagët dhe të eci përpara”, deklaroi Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: