Ndaj lajmit të pavërtetë të përhapur qëllimisht nga disa media ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Përmes një postimi në twitter, Veliaj siguron se nuk do të paguhet ASNJË taksë në Tiranë nga jo-rezidentët, ndërsa thekson se lajmi sot është rezultati që pritet për Tiranën si një nga pesë finalistet në garën për të qenë kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022.

“Dy gjëra janë të sigurta: Nuk do të paguhet ASNJË taksë në Tiranë nga jo-rezidentët dhe nuk do paguhet ASNJË “gjobëvënie” nga Kryetari i Bashkisë për median që gjeneroi histerinë e radhës! PS. Sot presim rezultatin e Kryeqytetit Euro. të Rinisë 2022 ndër 5 finalistë – ky o lajm”, shkruan Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb