TIRANE

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ironizoi portalet e opozitës lidhur me lajmet për ceremoninë e nderimit të ish ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, me “Çelësin e Qytetit”. Veliaj tha se opozita nuk ka asnjë axhendë të sajën dhe kjo duket nga fakti se nuk prodhon asnjë ide.

“Kishim ambasadorin Arvizu për një ceremoni në bashki dhe qëlloi që aktiviteti të ishte në të njëjtën orë me një aktivitet të qeverisë. Opozita filloi: ‘Vajti, nuk vajti, e ftoi, nuk e ftoi’. Por, ata përveçse janë karagjozë dhe na bëjnë të qeshim, lajmi i mirë është se nuk kanë axhendë, por ndjekin vetëm axhendën tonë. Kjo do të thotë se, nëse na ndjekin me kaq vëmendje – a qeshëm, a postuam apo jo, a u hap Instagrami apo u mbyll – do të thotë se janë parti pa ide, se nuk kanë asnjë plan se si do të na rivalizojnë. Për 8 muaj janë zgjedhjet dhe ata s’kanë pikë ideje, shohin portalet, shohin Instagramin tonë, çfarë poston qeveria, çfarë poston bashkia. Zoti do na e shtojë inatin që ne të bëjmë akoma më shumë punë, që të tregojmë akoma më shumë çerdhe, kopshte, shkolla, parqe, pemët, qendrën rinore, kartën rinore”, tha Veliaj.

Ai ftoi qytetarët e Kamzës për mbështetje masive të PS, për të vijuar me punët e nisura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: