Debatit nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje më 30 qershor, kryebashkiaku Veliaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, iu përgjigj hapur duke thënë se datën e zgjedhjeve nuk e vendosi PS-ja, por është një datë që ka mbështetjen e SHBA dhe BE.

Prandaj, sipas tij, të gjithë ata që vunë popullin kundër Amerikës, duke iu referuar këtu politikanëve si Basha e Meta, e kanë të humbur bastin, tha ai.

“Detyra jonë është të nxjerrim kokën në dritare, siç ndodh kur duam të shikojmë nëse bie shi apo është diell. Në këtë debat duhet bërë pyetja: Po bota çfarë thotë? 30 qershorin e njeh SHBA, e njeh BE e thotë dhe Kushtetuta, madje edhe dekreti nuk është lojë kungulleshkash. Unë besoj që ky është misioni ynë i vërtetë, nëse hapim dritaren e shohim që gjithë bota po e njeh. Më duket mëkat që ca drejtues politik po detyrojnë popullin të votojë kundër Amerikës…Këta që e vunë këtë bast, e kanë të humbur…Unë besoj që shumica e shqiptarëve kanë një vokacion properëndimor. Kush do SHBA dhe BE do respektojë datën. Kush ka vendosur që të mos udhëtojë jashtë le ta bëjë”,- tha ai.

Duke shigjetuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha dhe Presidentin Meta, Veliaj tha: “Flatrat e shqiponjës që bëjnë janë kamuflazh për t’i hedhur hi syve ca budallenjve. Besoj se këtu vijnë për turizëm politik, se përfaqësojnë tjetër himn. Këto janë zgjedhje lokale, ku vendoset si do bëhen rrugët, si menaxhohen varrezat, si bëhen punët dhe të thuash ndalojini këto dhe diskutojmë pse Titi apo Berisha s’marrin dot vizë, është për të ardhur keq”,- vijoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb