TIRANE

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në emisonin ‘A-Show’ në News 24, komentoi zërat nëse kryebashkiaku Erion Veliaj mund të jetë pasardhës i kryeministrit Edi Rama.


Sipas gazetarit Abilekaj të gjitha këto janë zëra që nuk i shkojnë në vesh kryeministrit Rama dhe të paguximshme.


Pra duhet të di çfarë di ti? Çfarë mendojnë njerëzit? A ka ndërmend Rama ta trajtojë Veliajn si kryeministër  të ardhshëm

Jo jo. Këto janë zëra, asnjë zë nuk i shkon Ramës siç i shkonte Nanos. Këto janë zëra të paguximshme. Por ka njerëz që mendojnë që Rama duhet t’i hapë krahun Veliajt.


 Jam kurioz si e lexove raportin e shtrimit të kryeministrit

Pati shumë thashetheme. Mbase ka qenë në spital, por s’ka qenë për arsyet për cilat flitet. Në spitalin amerikan mund të shkojë më shpesh se ka një marrëdhënie më të afërt. Ka operuar nënën dy vite më parë. Nëse kryeministri nuk ka mundësi të ushtrojë detyrën e tij duhet të shqetësohet çdo shqiptar.

(BalkanWeb)