TIRANË
Pas lëndimeve të disa punonjësve të policisë në protestën e mbajtur nga banorët e Astirit, menjëherë ka qenë reagimi i kreut të bashkisë Erjon Veliaj.
Përmes një posti në “Facebook” ai deklaroi se qyteti i Tiranës do të triumfojë përballë barbarisë. Duke iu uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar, kreu i bashkisë thekson faktin se puna do të prevalojë përballë dhunës dhe se projekti nuk ka ndërmend të ndalet.
“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! ?Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur!Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë!Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë së banorët e zonës së Astirit janë në ditën e 13 të protestës, ndërsa kanë njoftuar se rezistenca e tyre përballë dhunës së “pushtetit” do të vijojë deri në marrjen e dëmshpërblimeve sipas parashikimeve ligjore. Projekti i Unazës së Re do të prekë më shumë se 300 objekte, mes tyre shtëpi banimi dhe biznese.
(n.m/BalkanWeb)