TIRANË – “Nuk ka rëndësi t’i japësh një njeriu një peshk, rëndësi ka ta mësosh të peshkojë!” – Me këtë filozofi punon sot Ministria e Mirëqënies Sociale për të krijuar profesionistë për tregun e punës.

Gjatë fjalës së tij në Konventën e Shërbimeve Sociale, ministri Erion Veliaj tha: “Ky vit nuk ka qënë më i mirë për shërbimet sociale, por jashtëzakonisht i suksesshëm. Është momenti të bëjmë një bilanc se çfarë mund të bëjmë më mirë, pasi kaluam nga sistemi i lëmoshës tek sistemi i punës. 10 mijë vetë kanë përfituar zanat nga kurset tona të punësimit sepse nuk ka rëndësi t’i japësh një njeriu, një peshk, rëndësi ka ta mësosh të peshkojë.”

Veliaj solli edhe një shembull, kryebashkiakun e famshëm të Nju Jorkut, që u dha këtë këshillë të rinjve, që prisnin t’u tregonte sesi të bëheshin miliarderë: “Bëhuni hidraulikë!” Mesazhi tingëlloi absurd, por ishte mesazhi që kërkon të ndryshohet mentaliteti në kushtet kur kapitalizmi kërkon një zanat.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: