Në vijim të vizitës së tij në punimet e “Bloomberg CityLab”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar me disa kryebashkiakë amerikanë, mes tyre të St. Louis, Missouri, Chattanooga, Tennessee, Oklahoma City, Oklahoma dhe Hartford, Connecticut.

Veliaj ka ndarë foto në rrjetet sociale, ku shprehet se gjatë diskutimeve ka ndarë projekte të rëndësishme të Tiranës, nga kurset falas për të rinjtë te Piramida, kreditë e buta, transportin falas për pensionistët dhe studentët, si dhe vaktet shkollore për fëmijët. Ai thekson se këto iniciativa janë përtej ndarjeve politike, duke u siguruar që askush të mos mbetet pas.

“Një takim fantastik në Bloomberg CityLab me Kryetarët e Bashkive të St. Louis, Missouri, Chattanooga, Tennessee, Oklahoma City, Oklahoma dhe Hartford, Connecticut. Lindje apo perëndim, qytetet po përballen me sfida të ngjashme në lidhje me strehimin, alfabetizmin digjital dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Pata mundësinë të ndaj projekte të rëndësishme të Tiranës, si kurset falas për të rinjtë te Piramida, kreditë e buta për shtëpitë e familjeve të reja, transportin falas për pensionistët dhe studentët, si dhe vaktet shkollore për fëmijët! Këto iniciativa janë përtej ndarjeve politike, duke u siguruar që askush të mos mbetet pas ndërsa qyteti ynë ecën përpara”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: