TIRANE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të valëvisin flamurin kuqezi gjatë muajit nëntor. Ai thotë se nëntori duhet të kthehet në një muaj feste, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë.
“NËNTORI KUQEZI. Valëvit Flamurin: Le ta kthejmë këtë nëntor në një muaj feste kuqezi, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë”, shkruan Veliaj.
Bashkia e Tiranës e ka nisur e para nismën për nëntorin kuqezi, duke vendosur flamurin kombëtar në godinën e institucionit. Kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen e vizitorëve të huaj që gëlojnë në kryeqytet.