TIRANE

Bashkë me prindërit, të cilët ndërrimin e viteve e pritën në sheshin Skënderbej ku uruan të gjithë shqipërtarët për ndërrimin e viteve, në shesh ishte edhe i vogli Kajan. Tundimit për të bërë një foto pranë pemës së vitit të Ri në shesh, nuk i ka shpëtuar as kryebashkiaku Veliaj, i cili pak minuta pasi 2019 trokiti në Shqipëri, publikoi një foto familjare, pranë bashkëshortes Ajola ndërsa në krah mbante të voglin Kajan.

“Më në fund e kapëm dhe ne një foto te pema! ?? Teksa jeni duke festuar, pranoni dhe urimet tona nga zemra për një ? 2019 plot dashuri e mirësi! ❤ Pas darkës me familjen ju presim për festën në ?Sheshin Skënderbej – si familja e madhe e Tiranës sonë të bukur! ?Përqafime, Kajan, Ajola & Lali Eri ???” shkruan Veliaj në një postim në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb