TIRANE – Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi sot qendrën e sterilizimit të qenve në Kombinat, ku po punohet për sterilizimin e qenve në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në Tiranë janë rreth 15 mijë qen, të cilët do të sterilizohen nga 15 çdo ditë.

Klinika Veterinare e Bashkise se Tiranës u përurua sot dhe është nën administrimin e Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit. Në këtë klinike po punojnë veterineret e AMK dhe disa mjeke vullnetare. Klinika është infrastruktura e nisjes se projektin te sterilizimit dhe vaksinimit te qeneve te rruges ne Tiranë.

Qentë e rrugës janë një ndër problemet që shqetësojnë banorët e kryeqytetit. Si në qendër ashtu edhe në periferi mund të shohësh 5-6 prej tyre të enden në brendësi të lagjeve.

Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: