Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Në një mesazh në “Facebook”, Veliaj rendit punën e bërë në këto vite në nder të figurës së ndritur të Nënë Terezës, ndërsa zbulon edhe projektin e vitit 2020. Sipas kryebashkiakut, më 2020 do të kthehet në pedonale sheshi “Nënë Tereza”.

“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!??? Në 2018 – hapëm Mensën Sociale “Nënë Tereza”. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin “Nënë Tereza”. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb