TIRANE – “Kishte apo nuk kishte të brendshme” ishte pyetja që pushtoi rrjetin sapo Kejvina Kthjella pati performancën e saj të parë në Xing me Ermalin.
759599d21d35a9515fe78f8ff168d234
Shumë e quajtën të ekzagjeruar fustanin e saj të kuq, por, me sa duket, reagimet nuk mbetën vetëm në rrjetet sociale, por shkuan edhe më tej, deri edhe te familjarët e Kejvinës.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Kthjella tregoi si e pritën familjarët daljen e saj të parë, por gjithsesi ajo pranon se nuk e dinte që fustani ishte i çarë, kështu që edhe për të ishte surprizë.

“Unë jam 22 vjeç, jam nga qyteti i Lezhës, por prej 17-vitesh jetoj në Itali dhe kam pak problem me shqipen. Ka qenë koincidencë fakti që jam tek Ermali. Ndodhi përmes një personi tjetër. Unë erdha vetëm një ditë para emisionit dhe isha unë që e pashë fustanin tek “Zaimina”, ishte surprizë edhe për ne. Unë kisha veshur të brendshme. Prindërit e kanë parë daljen time të parë, por s’dua të komentoj”-  tha Kelvina.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: