SHKODER – Një 24-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti në Velipojë. Viktima është identifikuar si Elsid Leva, 24 vjeç, banues në Shkodër. Automjeti me targa AA 325 DH, me të cilin udhëtonte 24-vjeçari, ka dalë nga rruga duke rënë në ujërat e hidrovorit, në vendin e quajtur “Vilu” në Velipojë.

Forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë nga uji drejtuesin e mjetit, shtetasin Elsid Leva, i cili gjatë rrugës për në spital me autoambulance ka gjetur vdekjen. Mësohet se në automjet ishin dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të lehta, ndërsa personi tjetër nuk ka pësuar lëndime.

Mësohet se të rinjtë kanë qenë duke festuar në një lokal pranë zonës ku ndodhi aksidenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb