SHKODER – Një peshkatar 34-vjeçar ka humbur jetën, pasi barka e tij është mbytur në vendin e quajtur “Gryka e Vilunit” në Velipojë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se njëri prej peshkatarëve ka arritur të dalë në breg, ndërsa 34-vjeçari nga Lezha Altin Lleshaj është zhdukur në ujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa policia dhe polumbarët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Momentalisht po zhvillohen kërkime për peshkatarin e zhdukur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb