ÇEKI

Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndodhet në një vizitë zyrtare në Çeki, ku u prit në një takim nga Mgr. Jan Švejdar.

Gjatë takimit dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si edhe theksuan domosdoshmërinë e forcimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

“Vlerësoj progresin e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar vitet e fundit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol, Frontex etj. Policia Çeke ju mbështet dhe është e gatshme për të shtrirë bashkëpunimin në të gjitha fushat”. – u shpreh kreu i policisë çeke, Švejdar.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu vlerësoi rolin e oficerit të kontaktit të Policisë Çeke në Shqipëri z. Adriatik Shino, për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit mes dy policive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Bashkëpunimi me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit dhe unë mbetem i vendosur që ky bashkëpunim të forcohet dhe thellohet në të gjitha fushat, pasi krimi nuk ka ngjyrë, kufi e politikë, por ka vetëm një mision, të vrasë shpresën, ligjin dhe të ardhmen, ndaj misioni i të gjitha Policive në botë është një, lufta pa kompromis ndaj krimit”. – u shpreh Veliu.

Në takim u ra dakort për ngritjen e njësive të përbashkëta hetimore në drejtim të hetimit të  kontrabandimit të qenieve njërëzore, për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike nga Policia Çeke, si dhe sjelljen e punonjësve të Policisë Çeke gjatë sezonit turistik.

Në këtë vizitë, drejtori i përgjithshmë i policisë së shtetit, shoqërohet nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet mbështetëse Theodhori Gravani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb