TIRANE

Mbi 2500 punonjës policie kanë qenë të angazhuar në shërbim në të gjithë vendin, natën e ndërrimit të viteve. Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili urimin për të gjithë shqiptarët e bëri nga sheshi Skëndërbej, vetëm pak pasi 2019 mbërriti edhe në Shqipëri.

Veliu tha se numri i personave që kanë hedhur fishekzjarre këtë vit ka qenë shumë i limituar, ndërsa paralajmëroi masa ndaj shkelësve.

“Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që ndryshe nga pjesa tjetër kanë sakrifikuar nga puna dhe koha e tyre me familjen dhe janë duke kryer më së mirë shërbimin për sigurimin e rendit. Do merren masa për ata që kanë hedhur fishekzjarre.” -tha Veliu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb