ELBASAN

Policia e Elbasanit ka parandaluar një vjedhje duke arrestuar në flagrancë dy autorët, motër e vëlla.

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit NJ.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb