Amarildo Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë pasi u përfshi në një aksident të rëndë me motor, nga i cili pësoi lëndime të rënda.
I riu, djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni, nuk i mbijetoi plagëve.
Redion Pajtoni, vëllai i tij i ka dedikuar disa rreshta prekës pas ndarjes nga jeta të 27-vjeçarit.
Teksa ndau një foto përkrah të vëllait, ai është shprehur se nuk do e harrojë kurrë këtë të fundit dhe do e kujtojë në çdo moment.
“Faleminderit të gjithëvë për ngushëllimet! E nis me çdo sprovë që vjen prej Allahut e pranojm.. Ikja e ildit vllait tim na ka lënë nji dhimbje shumë të madhe Allahu na i lehtësoftë këto sprova në këtë jetë kalimtare. Kur shikoj lart nga qielli ësht i pafund ashtu si dashuria ime për ty vllai im të tregoj për kohën që esht plot rreze dielli sic shpirti jot ishte do vi çdo dit do të takoj do të ndaj me ty çdo gjë nuk do lodhem kurr duke fol me ty dhe pse ti nuk do më përgjigjesh më engjelli me i bukur i parajsës.
Të gjith drejt asaj rruge jemi nis ti ishe shum i mir për këtë bot vendose tna lësh gjith botën sot ma ke përmbys do të jepja gjithcka që tkisha përsëri herkuli i vllait me zemër të thyer dhe trishtim në shpirt dhe me shpresën që një dit do të takohemi dhe do i bëjm planet tona realitet do të tregoj cdo gjë kur ne të takohemi përsëri ëngjelli im që të kam në shpirt dhe pse më shpirt kurr stë percolla na i le pafund kujtime o vllai im do të kujtoj cdo dit cdo orë cdo minut cdo sekond sa tjem gjall Allahu ishte ai që vendosi për ty njerzit e mir i do për vete të past afër vetes pusho i qet më fal që smunda tbej asgjë për ty,” shkroi ai.
27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.
Aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht kujdesit maksimal të mjekëve në Spitalin e Traumës, ai nuk mbijetoi.
Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të angazhimit të hershëm në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të qendrës tregtare “Pajtoni Center”, që ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
(BalkanWeb)