Giovanni Cassano, vëllai i ish-sulmuesit të Romës, Real Madridit, Sampdorias, Milanit dhe Interit, Antonio, u arrestua së bashku me shtatë persona të tjerë nga Forcat Ordie në Bari. Shkaku? Ishte anëtar i një bande të specializuar për vjedhjet e shtëpive.

Lajmi u raportua nga La7, bashkë me mënyrat se si vepronte banda, pjesë e së cilës ishte Giovanni Cassano. Grabitësit përdornin çelësat e vjedhur ose të riprodhuar falë bashkëpunimit të pronarit të një dyqani harduerësh. Këtij të fundit i dërgoheshin fotot e çelësave për t’i dublikuar.

Giovanni Cassanos (52 vjeç), tetorin e kaluar iu sekuestruan pasuri me vlerë rreth një milion euro, produkt i një sërë aktivitetesh të paligjshme, duke përfshirë vjedhjet, marrjen e mallrave të vjedhura, grabitjet dhe zhvatjet. Në këto grabitje ai përdorte edhe armët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb