SHKODËR

Vëllai i policit Berhan Bajrakurti ka folur sot për mediat pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Shkodër shpalli moskompetencën për çështjen. Ai mohoi se vëllai i tij kishte ngacmuar një të mitur e tha se nëse është aty mos daltë kurrë. Nga ana tjetër ai akuzoi mediat për manipulim dhe tha se kjo është bërë për ta dëmtuar.

Çfarë ka ndodhur me vëllain tuaj?
Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai nuk është vëllai jonë. Nuk është vëllai jonë po pat punë me të mitur. Por nuk ka, ato janë rrena të tana, skenarë tuajët, të mediave.

Pra ju mendoni se videoja është e stisur?
Videoja është e bërë, e manipuluar nga mediat, nga ju.

Kush mendoni se e ka bërë atë video?
Ndonjë dashamirësi si puna juaj, si ju se nuk keni drejtësi kurrkund. Si arrestohet njeriu pa fakte, pa prova, pa kurrgjë. Ju sheh Zoti të tanëve.

Gjithçka është e qëllimshme sipas jush?
Është e çuditshme, ne na ka rënë bombë. Ne s’kemi dalë jashtë, tash tre ditë. Jena 300 meshkuj që na vjen marre me dalë dhe në rrugë të madhe.

Mund ta kenë bërë me qëllim për ta dëmtuar?
E kanë bërë me qëllim nuk e dimë për ta dëmtuar se si u bë. Ne nuk i kemi gjë kujt borxh. Unë dal hapur, nëse vëllai jonë e ka bërë prapë atë punë, mos e mos e nxjerrtë kryet, s’na duhet ne gjë më. Por nuk e ka bërë, është manipulim mediash. Ta hiqni videon se keni përgjegjësi. U njefsha të mirën!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb