Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’. Policia konfirmoi se vdekja e Mentor Palokajt u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armë zjarri dhe substanca narkotike në banesën e tij. Reperi Sadik Gjokaj, i njohur si Kobra, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit.

Në një postim në Facebook, Kobra shprehu trishtimin e tij për këtë humbje, duke shkruar: “I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb