I moshuari që vrau gruan dhe vëllanë e tij ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë. Teksa soli para togave të zeza, 80-vjeçari Xhevit Sinani ka mohuar të ketë vrarë njeri.
Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.
“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.
Pyetje: Ti ke vrare njeri?
Xheviti Sinani: Jo skam vrare njeri.
Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80 vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Tashmë për të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.
(BalkanWeb)