TIRANE– Lumenjtë në vendin tonë janë nën pushtetin e mbetjeve inerte dhe urbane. Kjo situatë e trashëguar në vite nuk po njeh përmirësim dhe as ndërgjegjësim. Panorama e zymtë ofrohet pak metra larg kontaktit të parë që turistët kanë me vendin tonë, aeroporti i Rinasit. Rrjedha e lumin në këtë zonë i përket Lumit të Tiranës, i cili përshkon kryeqytetin në zonën urbane. Në pjesën brenda kryeqyteti uji nuk është i ndotur, por mjafton pak kilometra në dalje të zonës urbane dhe askush nuk kujdeset për ndotjet e lartë.

Ministri i Mjedisit përballë kësaj katastrofe mbetet vetëm të kërkojë ndërgjegjësimin e vendorëve dhe qytetarëve të reagojnë.

Gjobat ndaj vendorëve kanë nisur pasi trajtimi i mbetjeve bëhet vetëm në zonat urbane, ndërsa në lëndinat dhe lumenjtë jashtë urbanizmit askush nuk kujdeset për mjedisin. Edhe pse e di se masat administrative jo gjithnjë sjellin zgjidhje, ministri Lefter Koka është i vendosur të vazhdojë me sanksionet.

Inertet në shtratin e lumit dhe qeset varur në pemët përgjatë rrjedhës, janë një panoramë e zakonshme, gjë që shkakton edhe habinë mes turistëve duke na etiketuar si “vend i bukur, por i ndotur”. Ndaj deri më 22 prill që është edhe Dita e Tokës, Ministria e Mjedisit kërkon angazhim të vendorëve dhe qytetarëve për të ndryshuar situatën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: