“Erjoni” sh.p.k ,Tiranë kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë
Vend i hapur pune për Inxhinier Preventivues/Kostoist
Detyrat:
- Kryen rol teknik,organizativ dhe supervisor për projektet në ndërtim;
- Harton preventivat e objekteve të planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania në proces;
- Rivlerëson preventivat për projekte të porositura nga kompania,pas shqyrtimit të projektit dhe aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike;
- Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës;
- Bën përgjithësime dhe nxjerr koefiçentët tekniko-ekonomik që shërbejnë për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
- Përgatit raportet për parashikimin e buxhetit të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga kompania;18
Kërkesat për pozicionin e Inxhinierit Preventivues/Kostoist:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;Autocad,Microsoft Office;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në këtë pozicion në kompani ndërtimi;
- Të ketë aftësi shumë të mira raportimi;
- Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup;
- Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese;
- Pëparësi kanë kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.