Kompania “Erjoni” sh.p.k  kërkon të punësojë : Inxhinier Zbatimi pranë     ‘Prestige Resort”, (Ish Mak –Albania) Mali i Robit ,Golem.


 


      VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER ZBATIMI


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
  • Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi  (teknik, brigadier, hidraulik,  elektricist, topograf) për punime në kantier.
  • Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
  • Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse

EDUKIMI:

Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etj.)
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
  • Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
  • Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).

 

“Erjoni” sh.p.k mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë pagese të kënaqshme.

 

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@ihb-group.com.al, duke specifikuar në subjekt pozicionin “Inxhinier Zbatimi”.

Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb