“Erjoni” sh.p.k  kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë.

Vend Vakant: Drejtues kantieri

Kërkesat:

Edukimi: Inxhinier Ndertimi

Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi ( ndertime civile )

Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office

Gjuhe te Huaja: Anglisht ( njohja e ndonje gjuhe tjeter te BE perben avantazh)

Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup

Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Mbikqyrja e progesit te projektimit,

prodhimit dhe montimit dhe te gjitha

procedurat qe perfshihen ne te.

– Hartimi i planit te punes dhe ndertimi i strategjise ne lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve te vendosur.

– Programimi dhe mbikeqyrja e te gjithe

aktivitetit te Departamentit.

– Merr pjese ne punesimin e punonjesve qe i perkasin ketij departamenti dhe siguron mbarevajtjen e punes duke zbatuar me perpikmeri Rregulloren e Brendshme te Kompanise.

– Delegon pergjegjesite dhe detyrat tek

vartesit e drejtperdrejte.

– Ben cdo dite raportim tek eprori i drejtperdrejte.

– Eshte pergjegjes te performoje detyra te tjera qe kerkohen nga eprori i drejtperdrejte.

Monitoron projektin dhe ben zberthimin sipas proceseve te punes, te preventivit te detajuar te zbatimit dhe ndarjen e tij ne grupe.

Realizon krijimin e grafikut te punimeve per projektet qe drejton.( per projektet qe zgjasin mbi nje vit, ben Grafik tre mujor, gjashte mujor, vjetor duke u bazuar tek grafiku I total projektit).

Ne perputhje me grafikun e punimeve ndertimore te objektit , monitoron grafikun e blerjeve apo tenderimeve. Ky grafik do te behet ne bashkepunim me asistentet Teknike per te bashkerenduar me te gjithe kantieret e tjere dhe me miratimin e Administratorit te Kompanise.

Realizon planin per organizim të punimeve së bashku me organigramën e kantierit dhe rregulloren e Kantierit së bashku me detyrat e përgjegjësitë e personelit dhe e dergon per miratim dhe per aprovim tek Administratori i Kompanise.

Realizon kontrollin e nevojshëm për plotësimin me detaje të projektit dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndodhin në objekt. Në rast se nevojitet, njofton projektuesit ose konsulentët e projektit;

Monitoron Vizatimin dhe aprovimin e detajeve dhe specifikimeve teknike të cilat janë lënë pa u zgjidhur nga studio e projektimit ose janë ndryshuar me kërkesë nga Investitori si dhe azhornimin e projektit me ndryshimet e realizuara;

Kerkon te respektohen dhe ndiqen procedurat për marrjen nga Bashkia të Akteve të Piketimit, Kuotës ± 0.00, karabinasë dhe sistemimeve;

Krijimin e specifikimeve teknike për materialet apo pajisjet të cilat do të tenderohen si edhe te kushteve te pjesemarrjes ne tender te tenderuesve.

Organizon dhe përgatit te gjitha materialet , lejet qe kërkohen dhe te gjithë procedurën ne kohe rekord per institucionet shteterore (Bashki, IKMT,etj).

Miraton planet e punës te sjella nga inxh e terrenit dhe ndjek rritmin e zbatimit

Percjell tek inxhinieret e terrenit grafiket dhe ecurine qe duhet te kete puna.

Te beje te gjitha metodologjite e punimeve te reja qe mund te dalin ne projekt ,per propozim tek Administratori .

Per cdo objekt te kerkoje te kerkoj dokumentacionin Ligjore dhe teknik , dhe te krijoje dosjet e veçanta.

Per cdo objekt te kerkoje AS-Build drawings te mbyllura per cdo proces te mbyllur..

Te kerkoje nga ing e terrenit te gjitha punimet e paparashikuara te kryera ,se bashku me proces-verbalet e mbajtuara (foto etj) dhe me firmën e site supervizor ( e domosdoshme)

Eshte pergjegjes dhe duhet te kerkoje llogari per HSE dhe Quality ne kantier.

Mban marredheniet me nenkontraktoret, pranon dhe aprovon ( mbas kontrollit te site ing) te gjithe librezat e masave dhe situacionet e pjeseshme dhe i percjell me firmen e tij …

Eshte pergjegjes per realizimin e projektit brenda afateve dhe kostove financiare.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni  CV-në tuaj në: [email protected] ,duke specifikuar në subjekt pozicionin Drejtues Kantieri.

Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.

Për informacione të mëtejshme ,kontaktoni në :0682036680.

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb