TIRANE- Pas disa ditësh ALUIZNI do të organizojë një konkurs për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale, prej Shkodrës e deri në Sarandë.

Lajmërimi zyrtar ka ditë që është publikuar dhe interesi i aplikantëve duket që është shumë i madh.
Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame lidhur me këtë fakt deklaron se “ç’ka më ka bërë përshtypje janë pirgjet me dosje aplikimi dhe numri i madh i CV-ve të mbërritura”.

“Ju lutem të gjithëve, citon lame, merreni seriozisht dhe mos e konsideroni si nga ato konkurset e llojit “më ka çu nona me la gojen”. “Nona” kësaj radhe do vërtet të punësojë njerëz që do t’i bëjnë hyzmetin punës.

Lame thotë se ky është konkursi i punës për atë qe e meriton
“Aman, në keni perëndi, mjaft me miq, ndërhyrje, e më the të thashë, se të vetmin efekt që kanë, është ta shoh me inat mikxhiun. Deputetë e ministra, partiakë e funksionarë, kanë gjithë të drejtën e tyre të interesohen për njerëz ndaj të cilëve kanë detyrime partie, elektorati, e më the të thashë. Por ndërhyrja merr fund tek kandidimi i të mbështeturit prej tyre. Pas atij momenti, e ka fjalën komisioni”, deklaron Lame në deklaratën e shpërndarë edhe në facebook nga ALUIZNI.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: