Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologen e tij italiane, Georgia Meloni, nga porti i Shëngjinit ku është ngritur një kamp refugjatësh rikujtoi faktin se Shqipëria ka strehuar emigrantë afganë.

Ai tha se nuk do t’i largojnë kurrë nga Shqipëria, pavarësisht premtimeve të BE-së për ta. Ai tha se disa gazetarë investigativë vijnë këtu dhe nuk i shohin këta qindra emigrantë që strehohen në Shëngjin, por shohin kriminalitetin imagjinar.

Edi Rama: Qeveria nuk ka njohur paqe në luftën ndaj krimit dhe nuk ka kthyer kurrë kurrizin ndaj Italisë dhe vendeve mike. Këtu pranë jeton një komunitet afgan, njerëz që janë larguar nga vdekja pas rënies së Kabulit, njerëz që nuk janë pranuar nga asnjë vend anëtar i NATO-s. Vetëm një pjesë e tyre shkuan në SHBA.

Disa gazetarë investigativë vijnë këtu dhe nuk shikojnë afganët, nuk shohin qindra emigrantë që kanë ikur nga vdekja, por shohin shpirtra të kriminalitetit, që ekzistojnë në mendjet e tyre kur paguajnë biletat për të ardhur në Shqipëri, për të informuar publikun me shkrime që janë parapërgatitur. Unë jam krenar për Shqipërinë që mund t’i shërbej Italisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb